Article
•
•
1 min read
Sulme të reja raketash nga ShBA ndaj Iranit: Çfarë fshihet pas tensionit?
23:48 |
12 Korrik 2026
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).
Sipas njoftimit, operacioni ka nisur në orën 17:00 sipas kohës lindore të ShBA-së, me qëllim të dobësimit të kapaciteteve iraniane për të sulmuar marinarët civilë dhe anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Në reagimin e publikuar në platformën X, CENTCOM theksoi se sulmet janë urdhëruar nga presidenti Donald Trump, me synimin për t’i mbajtur forcat iraniane përgjegjëse për veprimet e tyre.