Browse

Article 1 min read

Argjentina në qendër të vëmendjes: Çfarë ndodhi kundër Zvicrës?

Share Post

05:46 | 12 Korrik 2026

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultat 3-1 pas vazhdimeve në një çerekfinale dramatike.  

Kampionët në fuqi kaluan në epërsi që në minutën e 10-të, kur Alexis Mac Allister shënoi pas asistimit të Lionel Messit nga goditja e këndit.

Zvicra reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi me Dan Ndoye në minutën e 67-të, ndërsa pesë minuta më vonë mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Breel Embolos me karton të kuq.  

Pasi 90 minutat u mbyllën 1-1, ndeshja shkoi në vazhdime.

Golin e epërsisë për Argjentinën e realizoi Julián Álvarez në minutën e 112-të, pas një supergoli të realizuar.

Ndërsa në minutat e fundit argjentinasit vulosën fitoren 3-1 me golin e tretë, duke siguruar biletën për në gjysmëfinale.  

Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me Anglinë, e cila eliminoi Norvegjinë pas vazhdimeve./Arbresh.info