Pse Franca duhet të ketë frikë nga Yamal: E vërteta e papritur
00:00 |
11 Korrik 2026
Lamine Yamal nuk shënoi dhe nuk asistoi në fitoren e Spanjës ndaj Belgjikës, por kjo nuk e pengoi të shpallej Lojtari i Ndeshjes (MVP) pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme.
Ylli i Barcelonës ishte një makth i vazhdueshëm për mbrojtësin e majtë belg Maxim De Cuyper, i cili nuk arriti ta ndalte gjatë gjithë takimit, shkruan Arbresh.info.
Presioni i vazhdueshëm i Yamal bëri që De Cuyper të zëvendësohej në minutën e 61-të nga Joaquin Seys për shkak të konsumimit fizik.
Pas ndeshjes, Yamal foli për mediat, duke shprehur gëzimin për kualifikimin e Spanjës në gjysmëfinale.
“Jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale. Kemi shumë ditë këtu dhe duam të arrijmë deri në fund”, tha fillimisht ai.
Më pas ai u pyet për golin e parë që Spanja pësoi në këtë Kupë Bote.
“Kemi qenë shumë superiorë dhe goli që pësuam ishte një situatë e çuditshme, sepse erdhi pikërisht në momentin tonë më të mirë. Duket sikur nuk luajmë një futboll shumë të bukur, por askush nuk luan sy më sy me ne. Të gjithë qëndrojnë prapa, por në fund arrijmë ta fitojmë ndeshjen”, vazhdoi Lamine.
Në gjysmëfinale, Spanja do të përballet me Francën më 14 korrik, ndërsa Yamal nuk ngurroi të dërgojë një mesazh sfidues për “Gjelat”.
“Nëse dikush duhet të ketë frikë nga dikush, janë ata nga ne, sepse ishim ne që i eliminuam. Jemi dy kombëtare të nivelit më të lartë në botë, për mua dy më të mirat, dhe nuk kemi aspak frikë”, u shpreh Yamal.
Takimi mes këtyre dy kombëtareve luhet të martën me fillim nga ora 21:00 me kohën tonë lokale./Arbresh.info